Plagosje me thikë në Tiranë, kunati qëllon kunatin pas një konflikti të çastit

schedule16:43 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 16:43 - 3 Dhjetor, 2023

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së dielës në një banesë në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë.

Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se të përfshirë në ngjarje janë dy kunetër, 57-vjeçarë.

Mësohet se njëri kunat ka qëlluar me thikë tjetrin, i cili është plagosur në dorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al