Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e së dielës në një banesë në zonën e quajtur “Kodra e Priftit” në Tiranë.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se të përfshirë në ngjarje janë dy kunetër, 57-vjeçarë.
Mësohet se njëri kunat ka qëlluar me thikë tjetrin, i cili është plagosur në dorë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al