Një person është plagosur më thikë këtë të diel në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në fashtin Rragam rreth orës 10:20 të mëngjesit. Mësohet se i plagosuri, një 49-vjeçar me iniciale A.H, ndodhet në spitalin e Shkodrës, nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Policia njofton se ka bërë të mundur kapjen e Ludovik Ahmataj, 61 vjeç, i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes. Ndërkohë po kryhen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al