Një plagosje me thikë është regjistruar në Pogradec. Ngjarja ndodhi në lagjen nr 3, rreth orës 20:20, ku gjatë një konflikti fizik, një shtetas dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës një 36-vjeçar, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit./abcnews.al