Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 34-vjeçar.
Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës.
“Pas një konflikti për motive të dobëta, 40 vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/