Një plagosje me mjet prerës ka ndodhur sot në Vlorë. Policia bën me dije se një 54 vjeçar gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me mjet prerës, e më pas ka shtyrë me forcë një 69 vjeçar. ky i fundit ka pësuar dëmtime dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin K. H., 54 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”,Vlorë , pasi gjatë një konflikti të çastit ka kanosur me mjet prerës, e më pas ka shtyrë me forcë, shtetasin F. H., 69 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet i shtruar në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
– R. D., 55 vjeç, banuese në lagjen “24 Maj”, Vlorë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, sepse në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al