Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.
Policia njofton se rreth orës 23:30, në spitalin e Vlorës ka shkuar i plagosur “dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, Edison Begaj 38 vjeç, banues në fshatin Kaninë”.
Po sipas policisë i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Pas 4 vrasjeve në 4 muaj e fundit, 2 prej të cilave në maj, e fundit javën e kaluar, tre ditë më parë u plagos Ergys Likaj pasi u qëlluar disa herë me plumba në pjesën e këmbëve, ndërsa sonte u shënua një tjetër ngjarje.
/ db/ Abcnews.al