Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit. I plagosur ka mbetur një 20-vjeçar. Policia bën të ditur se i riu u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të çastit. Ndërsa më tej mësohet se 20-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
Plagosje me armë zjarri në Tiranë
schedule18:12 - 19 Janar, 2019
schedule 18:12 - 19 Janar, 2019