Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës

schedule16:48 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 16:48 - 8 Dhjetor, 2023

Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës. Policia thotë se i plagosuri është një 59-vjeçar. Grupi hetimor po heton shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.