Një sherr mes disa personave është shënuar paraditen e së hënës në Fier, ku për pasojë ka humbur jetën një i ri. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pranë urës së kishës. Gazetarja Valbona Davidhi raporton se personi i plagosur është dërguar në spital por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Ka disa të përfshirë, njëri prej të cilëve ka humbur jetën. U raportua fillimisht si një plagosje në qendër të qytetit. Në trotuar ka gjurmë gjaku ndërkohë që policia është në kërkim të autorit.”, raportoi gazetarja duke shtuar se bëhet fjalë për një sherr të çastit mes të rinjve./abcnews.al