Një person është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Dimal.
I plagosuri është Erjon Furrxhiu 36 vjeç, banues në Dyshnik. Autori është Neritan Tafa 50 vjeç, banues në fshatin Arrëz.
Sipas policisë sherri ka nisur në një lokal në lagjen “4 Shtatori”.
50 vjeçari pas sherrit ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 36-vjeçarit duke e plagosur në këmbë.
Po sipas policisë i plagosuri pasi mori mjekim në spital është larguar drejt shtëpisë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./ Abcnews.al