Plagosje me armë zjarri dhe aksident në Durrës

schedule09:35 - 24 Tetor, 2021

schedule 09:35 - 24 Tetor, 2021

Tre persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për disa vepra penale. I pari që ka rënë në pranga është L. K. 24 vjeç pasi akuzohet për një plagosje në 10 korrik në qytetin e Durrësit.

Ai qëlloi me armë në këmbë pas një sherri T. P., 44 vjeç, banues lagja Nr.15, Durrës. Dy personat e tjerë të arrestuar janë S. M. 25 vjeç dhe F. M. 59 vjeç pasi u kapën duke drejtuar makinën dhe motorin pa leje drejtimi.

59 vjeçari nga Fushë Kruja mbrëmjen e djeshme humbi kontrollin e motorit duke dalë nga rruga dhe si pasojë u plagos vetë dhe vajza e tij, që ndodhen jashtë rrezikut në spital./ Abcnews.al