Plagosje, grabitje dhe të dehur në timon, arrestohen 8 persona nga Policia e Korçës

schedule12:50 - 25 Korrik, 2021

schedule 12:50 - 25 Korrik, 2021

Tetë persona kanë rënë në pranga nga Policia e Korçës për vepra të ndryshme penale.

Pas një konflikti të çastit në Maliq, 33-vjeçari D.K., ka plagosur 42-vjeçarin J.G. Uniformat blu bëjnë me dije se 33-vjeçari është ndaluar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu një Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të 24-vjeçarit A. M., banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe 22-vjeçarit V. B., banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, në lidhje me një konflikt në të cilin të dy ishin përfshirë me një person tjetër.

Uniformat blu arrestuan 41-vjeçarin V.K., 36-vjeçarin V.M., dhe 24-vjeçarin A.B., pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shkatërruar një kanal vaditës dhe kanë tentuar të grabisin 30 m tubacion të këtij kanali.

Po ashtu në pranga ka rënë 47-vjeçari L.D., pasi ky u kap në lagjen nr. 4, Pogradec, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe 36-vjeçari D.M, banues në Pogradec, pasi  u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.

Qarku Korçë/Informacion- Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, në vijim të dokumentimit të plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2021, në fshatin Zëmblak, Maliq, ku  gjatë një konflikti fizik u dëmtua shtetasi J. G., 42 vjeç, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim D. K., 33 vjeç, banues në fshatin Zëmblak, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si bashkëautor i dyshuar në këtë ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të shtetasve A. M., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe V. B., 22 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, pasi këta shtetas për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tyre për në Komisariat, në lidhje me një konflikt në të cilin të dy ishin përfshirë me një person tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të shtetasve V. K., 41 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, V. M., 36 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, A. B., 24 vjeç, banues në fshatin Pulahë, Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Shtikë, Kolonjë, dyshohet se kanë shkatërruar një kanal vaditës dhe kanë tentuar të vjedhin 30 metër linear tubacion të këtij kanali.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas u kap në lagjen nr. 4, Pogradec, duke thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, e cila kishte caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të shtetasit D. M., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi  ky shtetas u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!