Plagosja për lojën e bilardos në Lezhë/ Policia identifikon një nga autorët, çfarë ka deklaruar 22 vjeçari për uniformat blu

schedule10:22 - 9 Maj, 2023

schedule 10:22 - 9 Maj, 2023

Policia ka identifikuar personin që qëlloi me armë zjarri mbrëmjen e djeshme 22 vjearin në Lezhë, Aleks Laska. Blutë po punojnë për të identifikuar edhe dy bashkëpunëtorët e tij që u larguan menjëherë pas ngjarjes. Ngjarja e rëndë u shënua në lagjen “Besëlidhja” të qytetit.

Burime nga policia e Lezhës thanë se i plagosuri ka thënë se gjithçka nisi brenda nëj bilardoje që ndodhet rreth 100 m larg komisariatit. Sipas tij, shkak është bërë pikërisht debati gjatë lojës. Laska është konfliktuar me tre të rinjtë që e kanë dhunuar dhe më pas sherri ka vijuar edhe jashtë.

LEXO EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, një i plagosur

Gazetari i ABC News Gjer Figuri raporton se i riu ka thënë se nuk ka njihje me ta dhe se i ka parë vetëm si fytyra. Pasi e kanë dhunuar, njëri nga tre të rinjtë ka nxjerrë armën e zjarrit duke e qëlluar në pjesën e këmbës. Pas ngjarjes, 22 vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe dëshmive të të plagosurit, policia identifikoi autorin që qëlloi me armë zjarri dhe po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu po punohet edhe për identifikimin e dy të rinjve të tjerë që u përfshinë në këtë konflikt./abcnews.al