Xhuliano Shkurti është personi i cili i mbeti i plagosur pas një përplasjeje me armë në Vorë, ngjarje e ndodhur këtë të martë.
Sherri mes 28-vjeçarit Shkurti dhe autorit, ka qenë i çastit dhe ka ndodhur në një servis makinash.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Marikaj.
Shkurti mori një plagë në këmbë dhe fatmirësisht, është jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al