Momenti kur 42 vjeçari i plagosur me thikë pasditen e kësaj të hënë në Vlorë niset drejt spitalit/.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia në Vlorë, ku shkak paraprakisht dyshohet se është një konflikt i çastit.
I plagosuri me thikë është shtetasi Klodian Toska, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: Plagoset me thikë 42-vjeçari në Vlorë, në kërkim autori
Ndërkohë është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarje shtetasi me iniciale K.T.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 18:40, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi K. T., rreth 40 vjeç, i cili është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi F. Sh, dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.e.su./abcnews.al