Plagosja në Tiranë/ Shpallet në kërkim autori, dy të arrestuar, ndihmuan 32-vjeçarin

schedule14:31 - 23 Korrik, 2024

schedule 14:31 - 23 Korrik, 2024

Policia e Tiranës ka dalë më një njoftim zyrtar lidhur më ngjarjen e ndodhur në një lokal në Tiranë gjatë natës, ku mbetën të plagosur tre persona. Sipas policisë ngjarja ndodhi në një lokal ndërsa ishin duke festuar.

Ndërkohë 32-vjeçari shkrepi armën të cilën e kishte pa leje duke plagosur tre shtetas. 32-vjeçari është shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ndërsa janë arrestuar dy shtetas 38 dhe 35 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.

Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!