Dy vëllezër Luigj dhe Pjetër Martini dhe shoku i tyre 36 vjeçar janë vënë në pranga për plagosjen e Vate Shpatit pasditen e së hënës në Shkodër.
Të tre personat banues në lagjen ‘Mark Lula” , aty ku dhe ndodhi ngjarja, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë 38 vjeçarin nga Dobraçi.
Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar kujdesit mjekësor.
Vetë Shpati është vëllai i një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës, por nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” ./ABC News Albania 24/7