Autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit nga Turqia, 39-vjeçarit Halil Uçar në Sauk të Vjetër, rezulton të jetë shtetas turk.
Mësohet se shkak për plagosjen, ishin konfliktet e mëparshme mes dy shtetasve.
I plagosuri nuk ka qenë bashkëpunues gjatë marrjes në pyetje nga efektivët.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës brenda një restoranti turk në zonë.
Autori është identifikuar nga policia dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë./abcnews.al


