Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në piceri/ Shpallet në kërkim autori. Arrestohen tre punonjës, nuk kallëzuan ngjarjen

schedule10:41 - 2 Qershor, 2025

schedule 10:41 - 2 Qershor, 2025

Zbardhet plagosja e ndodhur në një piceri në zonën “Ali Demi:” në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 22-vjeçar, punonjës i picerisë, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Janë arrestuar dhe 3 punonjës të picerisë Ferit Basha, Andi Hyka dhe Keivin Bala dhe shpallet në kërkim administratori i saj, Leonardo Mejdani, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Dyshohet se ajo ka qenë shkaku i konfliktit të çastit me të miturit dhe 22-vjeçarit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!