Plagosja në Luginën e Patokut, merr fund arratia për autorin

schedule15:16 - 11 Mars, 2023

schedule 15:16 - 11 Mars, 2023

Arrestohet autori i plagosjes në Kurbin, ngjarje e ndodhur më 7 mars të këtij viti. Burime nga policia e Kurbinit thanë se kanë vënë në pranga, 46 vjecarin nga Miloti, Besnik Selmani.

Katër ditë më parë, Selmani qëlloi me armë gjahu ndaj Besnik Pulaj. Ngjarja u regjistrua në luginën e Patokut, ndërsa autori mundi të largohej nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Kurbin / Finalizohet operacioni policor “Laguna” mbi dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur datë 7 Mars në Patok, ku mbeti i plagosur shtetasi B. P.

Lokalizohet dhe vihet në pranga në një banesë të braktisur, 56-vjeçari autor i dyshuar.

Policia i gjen dhe sekuestron armën e gjahut çifte të dyshuar të përdorur në ngjarje.

Me datë 07.03.2023, në Lagunën e Patokut, Kurbin, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet që ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili pas mjekimit në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shpallur në kërkim policor si dhe kanë vazhduar kontrollet e pandërprera duke vlerësuar e verifikuar edhe çdo informacion policor të administruar mbi vendndodhjen e autorit të dyshuar, me qëllim kapjen dhe vendosjen e tij përpara përgjegjësisë ligjore penale.

Si rezultat, gjatë ditës së sotme, është finalizuar operacioni policor i koduar “Laguna”, ku u bë e mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit B. S. në një banesë të braktisur në fshatin Fushë Milot, Kurbin, ku ishte fshehur e strehuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes, iu gjet e sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, e dyshuar e përdorur ditën e ngjarjes, të cilën e kishte të regjistruar me leje përkatëse në emër të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprat penale ” Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!