Plagosja në Kavajë, Rama: Autori është militant i PD, Lulëzim bëhu burrë e ndahu nga Meta e Berisha

schedule09:55 - 20 Prill, 2021

schedule 09:55 - 20 Prill, 2021

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të Partisë Demokratike Bledar Okshtuni. Në një postim në Twitter, kreu i qeverisë shkruan se, sipas tij, është shumë e qartë që ngjarja mbrëmjen e së hënës nuk ka asnjë motiv politik.

Sipas asaj që thotë kreu i qeverisë, autori nuk ka lidhje me partinë që ai drejton, por se ai është militant i PD-së.  Rama vijon më tej se Partia Demokratike nuk ka faj për ngjarjen, por për atë që ai e cilëson si politizim skandaloz.

Kryesocialisti i bën thirrje Lulëzim Bashës që “të bëhet burrë” e të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

POSTIMI

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”  sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!