Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja në Kavajë, Artan Hoxha: Autori njeri problematik, s’duhet lejuar të lëvizë lirshëm në qytet

schedule14:05 - 20 Prill, 2021

schedule 14:05 - 20 Prill, 2021

Gazetari Artan Hoxha, foli në “ABC” për ngjarjen në Kavajë ku mbeti i plagosur sekretari i PD-së, Bledar Okshtuni.

Gazetari theksoi se arsyet që kanë shkaktuar këtë ngjarje duhet të zbulohet nga organet e hetimit, ndërsa shtoi se rasti në fjalë nuk duhet politizuar për shkak se ndodhemi pak ditë përpara zgjedhjeve.

Lexo edhe: Artan Hoxha nxjerr regjistrimin: Fushatë me legalizimet, 100 mijë ndërtime bëjnë 200 mije vota

“Motivet përse ka ndodhur ngjarja duhet t’i gjejnë organet kompetente sepse ka disa të dhëna që nuk përputhen. Nuk dua të hyj tek motivet direkte të ngjarjes. Por askush nuk thotë dot, që atë e kanë nxjerrë nga zyrat dhe ka shkuar të qëllojë. Ky person ka njohje atje, ka miqësi dhe ka përfituar. Këtë rast duhet t’ja lëmë hetimit sepse nëse e politizojmë nuk i bëjmë mirë askujt. Jemi para fushatës, askujt nuk i duhet”, tha Hoxha.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi tha se Jonuzi është një personazh problematik dhe se nuk duhet të lejohet të lëvizë lirshëm në qytet.

“ Kjo ngjarje tregon që rendi dhe siguria është difektoze. Është përgjakur zyra elektorale e PD. Autori duhet të arrestohet”, u shpreh më tej Hoxha.

I ndalur tek ngjarja e Beratit m për ndarjen  e ndihmave ushqimore nga bashkia, ai tha se hetimi duhet të nisë menjëherë.

“Rasti i Beratit është rast flagrant dhe përgjegjësit duhet të vendosen para drejtësisë. I bëj thirrje çdo qytetari që të filmojë çdo rast flagrant. Në rezervat e shtetit zakonisht qëndrojnë produkte që sekuestrohen nga dogana…Etike është një indiceve  për prokurorinë për të shkuar tek personat përgjegjës. Unë në terren shoh një tjetër situatë”, përfundoi Hoxha, ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që të jenë të vëmendshëm për zgjedhjet e 25 prillit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!