Policia ka arrestuar një tjetër person për plagosjen me armë zjarri në zonën e Freskut më 2 gusht të Juglen Abazit. Në pranga ka përfunduar shtetasi Amarildo Daci për përkrahje të autorit të krimit.
Ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe një tjetër person, shtetasi Dorjan Haskaj që akuzohet për të njëjtën vepër penale.
Më herët policia kishte arrestuar Andi Gurrën dhe Xhonatan Qerimin, dy nga bashkëpunëtorët e Klejvis Cakës alias Lusha, autorit të dyshuar të ngjarjes që është ende në kërkim.
Sakaq, Klejvis Caka (Lusha) dyshohet si autori i plagosjes së të riut. Ndaj tij rëndojnë akuzat “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

