Plagosja me armë zjarri në Vorë/ Detaje të reja, në konflikt u përfshinë tre persona

schedule19:03 - 15 Tetor, 2024

schedule 19:03 - 15 Tetor, 2024

Detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të martë në Marikaj të Vorës.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia sqaron se në konfliktin në një servish makinash, u përfshinë 3 persona.

Një prej tyre u plagos me armë zjarri në këmbë, Xhuljano Shkurti 28 vjeç. Ndërkaq, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, pas goditjeve me sende të forta.

Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e shtetasve të përfshirë në konflikt ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al