Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.
Burime për gazetaren e Abc Xhensila Kodra, bëjnë me dije se shtetasi A.O 49-vjecc ka plagosur 23-vjeccarin R.M, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë, dhe dyshohet se gjithçka ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave.
Policia aktualisht ndodhet në vendngjarja dhe po heton për rastin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.
Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit.
/Abcnews.al/