Plagosja në Shkodër/ Autorët ishin në këmbë kur qëlluan drejt makinës, Brahimi nuk rezulton me precedentë penalë

schedule19:14 - 8 Shkurt, 2024

schedule 19:14 - 8 Shkurt, 2024

Selami Brahimi mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes pasi disa persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij tip ‘Citroen’. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Shkodrës. Brahimi është dërguar në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gazetari Simon Shkreli raporton se Brahimi nuk rezulton me precedentë penalë. Ai thotë se autorët e kanë qenë në këmbë kur kanë qëlluyar në drejtim të automjetit të tij.

“Nuk kemi të dhëna se ka precedentë penalë. Ka një bar restorant në zonë. Është një person që njihet por jo që ka precedentë penale apo konflikte me të tjerë. Dyshohet se personat që e kanë qëlluar kanë qenë në këmbë. Është qëlluar nga pas automjeti. Katër plumba kanë depërtuar në krahun tjetër. Për t’i shpëtuar plumbave, ai ka dalë nën anën e pasagjerit të automjetit. Policia po administron pamjet e sigurisë duke qenë se është një zonë me biznese, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve”, raportoi gazetari./abcnews.al