Plagosja me armë në Kombinat, 60-vjeçari u qëllua nga efektivi i FNSH

schedule22:40 - 23 Maj, 2022

schedule 22:40 - 23 Maj, 2022

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se i plagosuri është identifikuar si Murteza Lika.

Ky i fundit është qëlluar me armë nga Lutfi Gjyli, efektiv i FNSH. I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa kjo është një tjetër ngjarje e rëndë e ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e kësaj të hëne, me protagoniste policinë e shtetit.

Komisariati nr.3 në Tiranë u kthye në një skenë krimi. Efektivi Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. g.v/abcnews.al