Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sherr dhe të shtëna, zbardhet ngjarja/ Policia e Shkodrës arreston dy vëllezërit, shpallet në kërkim një tjetër

schedule09:50 - 16 Nëntor, 2025

schedule 09:50 - 16 Nëntor, 2025

Policia e Shkodrës ka identifikuar dhe arrestuar autorët të cilët dyshohet se qëlluan mbrëmë ndaj automjetit të Edison Tiranës dhe më pas e goditën me sende të forta.

Policia e Shkodrës ka arrestuar Gjovalin Gjekaj dhe Pëllumb Gjekaj , banues në Malësinë e Madhe ndërsa është shpallur në kërkim dhe nipi i tyre.

Këto shtetas dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri drejt automjetit të Edison Tiranës dhe pasi ka ndaluar, e kanë rrahur atë duke i shkaktuar plagë në trup dhe në kokë .

I gjithë konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkaqe banale.

Vëllezërit Gjekaj kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 42 vjeçarit Tirana i cili ka humbur kontrollin dhe është përplasur në pikën e karburanit. Me pas ai ka tentuar të largohet por është kapur nga vëllezërit Gjekaj që më pas dyshohet se e kanë goditur me sende të forta .

42 vjeçari Edison Tirana ka marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është larguar për në banesën e tij .

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!