Plagosja e 31-vjeçarit në Patos në të njëjtin vend si 4 muaj më parë, identifikohet autori i dyshuar

schedule20:56 - 17 Gusht, 2020

schedule 20:56 - 17 Gusht, 2020

Mësohet se pas plagosjes së 31 vjecarit Klajdi Sulo në Patos janë shoqëruar dy persona të cilët kanë dijeni mbi atë çka ka ndodhur, ndërsa është identifikuar edhe autori i saj.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se 31-vjeçari është parë të lëvizë shpesh gjatë ditës në rrugët e qytetit të Patosit me automjetin e tij.

Ngjarja e  kësaj të hëne ka ndodhur në po të njëjtin vend ku rreth katër muaj më parë pati edhe një shkëmbim zjarri.

LEXO edhe: EMRI/ Plagoset me armë zjarri në rrethana misterioze një 30-vjeçar në Fier, shoqërohen 2 persona

Në atë kohë kjo ngjarje nuk u zbardh nga policia, pasi nuk u gjetën gëzhoja dhe asgjë tjetër që të binde policinë se kishte të bënte me të shtëna nga armë zjarri, ndërsa banorë të zonës konfirmonin që ka pasur të shtëna./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!