Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me personat e përfshirë në incidentin në zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, ku dyshohet se në ngjarje janë përfshirë tre persona.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se si autorët e përfshirë në ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne ku u plagos 27 vjeçari Bledar Okshtuni janë janë Ndriçim Jonuzi, Markel Shtylla drejtori i Policisë Bashkiake dhe Dorian Troplini.
LEXO EDHE: Plagosi simpatizantin e PD në zyrën elektorale në Kavajë, autori me të shkuar kriminale
Abcnews.al ka siguruar foton e një prej të autorëve, Ndriçim Jonuzit i cili ishte dënuar me 8 vite burg. Gjithashtu ky shtetas është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës në një vend të BE-së.
Ndërkohë Partia Demokratike e cilëson si një ngjarje me motive politike dhe në lidhje me këtë në Kavajë ka mbërritur edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Ngjarja ndodhi rreth një orë më parë, ku Ndriçim Jonuzi plagosi me armë mbështetësin e PD Bledar Okshtuni. Policia bëri me dije se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta mes tyre, Jonuzi ka hyrë në ambientet e brendshme të zyrës elektorale dhe ka plagosur me pistoletë në këmbë 27-vjeçarin. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.e.su./abcnews.al