Plagosja e 26-vjeçarit/ Gjykata e Lezhës cakton masat e sigurisë për dy të arrestuarit

schedule09:37 - 16 Mars, 2025

schedule 09:37 - 16 Mars, 2025

LEZHË- Dy personat e arrestuar pas të shtënave me arme ku mbeti i plagosur një i ri gjatë aksionit të forcave Operacionale të Drejtorisë së Policisë Vendore të Lezhës në qytetin e Laçit, u njohën me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyert të mbyllura gjyqtari Aldi Kareco, e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 28-vjeçarit Klaudio Buraku, duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”, ndërsa xhaxhai i tij Gjin Buraku, i cili dyshohet se plagosi me armë zjarri  një 26-vjeçar u la i lirë kundrejt garancisë pasurore si dhe u vendos ndalimi i daljes së tij jashtë territorit shqiptar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!