Plagosja e 15-vjeçarit/ Shpallet në kërkim xhaxhai i të miturit, gjendet edhe lëndë narkotike. Si ndodhi ngjarja

schedule09:27 - 31 Janar, 2025

schedule 09:27 - 31 Janar, 2025

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në Fushë Mëzez, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 15-vjeçar.

Në kërkim, është shpallur një 29-vjeçar, xhaxhai i 15-vjeçarit, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht i mituri.

Ndërkaq, u arrestua binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

15-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!