Aktori shqiptar, Ervin Doko është shpallur në kërkim pasi është përfshirë një ditë më parë në një konflikt me një person tjetër për një vend parkimi në Tiranë.
Abcnews.al mëson se sherri për vendin e parkimit mes aktorit dhe personit tjetër ka ndodhur në Bulevardin Migjeni.
Si pasojë e sherrit aktori 39-vjeçarika goditur me sende të forta 36-vjeçarin E. G.
Ervin Doko ka marrë pjesë në serialin “Hot” të producentit Ermal Mamaqi.
Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. D., 39 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. G., 36 vjeç. Punohet për kapjen e tij.
/abcnews.al/