Detaje të reja janë mësuar nga konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur me thikë 16-vjeçari J.K.
Policia bën me dije se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori, 27-vjeçari N.K.
Lexo edhe: Plagoset me thikë i mituri në Tiranë
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zhand D’ark” pas një konflikti për motive të dobëta.
16-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Informacion-Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në vijim të punës për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbremjen e djeshme ku mbeti i plagosur një 16-vjeçar, si dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikim dhe shpalljen në kërkim të autorit të ngjarjes shtetasit N. K., 27 vjeç.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin e mitur me iniciale J. K., 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e tij./abcnews.al/