Plagosi “shokun” duke pirë në lokal, efektivi i FNSH: Arma mu shkrep pa dashje

schedule11:29 - 26 Maj, 2022

schedule 11:29 - 26 Maj, 2022

Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH Lutfi Gjyle që plagosi Myrtaz Likën në Kombinat teksa të dy ishin ulur në lokal së bashku. Në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore efektivi 48 vjeçar e ka qëlluar me armë 60-vjecarin teksa po konsumonin pije alkoolike së bashku në një bar kafe. Teksa ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të, Gjyli ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjecarit.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al