Policia ka arrestuar autorin e një grabitje të ndodhur mëngjesin e sotëm në Krujë, ku mbeti i plagosur një person. Mësohet se në pranga ka rënë A. S.,47 vjeç.
Ky i fundit gjatë tentativës për të vjedhur bagëti, plagosën pronarin, Ardian Babasi. Policia bën të ditur se në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin Ardian Babasi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: EMRAT / Detaje të reja nga grabitja me armë në Krujë, i plagosuri njohu autorin
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Kameras, Fushë Krujë.
Kapet dhe vihet në pranga autori i kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S.,47 vjeç.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Krujë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur, organizuan punën për zbardhjen dhe dokumentimin e saj.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore të kryera në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor, kontrolleve të shumta të kryera nga shërbimet e Policisë, si dhe informacioneve të grumbulluara, gjatë orëve të paradites së sotme u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj ngjarjeje, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Kameras, Krujë.
Ky shtetas, më datë 07.05.2020, në fshatin Kameras, Fushë Krujë, në orët e para të mëngjesit, gjatë tentativës për të vjedhur në pronën e shtetasit A. B., në momentin që u diktua nga pronari ka qëlluar me armë zjarri, me qëllim që të largohej dhe për pasojë plagosi pronarin e banesës, shtetasin A. B., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për gjetjen e armës së krimit të përdorur nga autori.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një levë hekuri, një palë pinca dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja me armë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/abcnews.al