Plagosi sekretarin e PD-së në Kavajë, arrest me burg për Ndriçim Jonuzin

schedule11:42 - 24 Prill, 2021

schedule 11:42 - 24 Prill, 2021

Gjykata e Kavajës ka caktuar arrestim e burg për Ndriçim Jonuzin, i cili plagosi me armë zjarri sekretarin e PD-së Bledar Okshtuni, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij u lanë në arrest shtëpie.  Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 19 prillit dhe lidhur me të u arrestua Jonuzi që qëlloi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Dorian Troplini, drejtor i policisë bashkiake dhe punonjësi Markel Shtylla.

Sekretari i Partisë Demokratike, Bledar Okshtuni deklaroi para grupit hetimor se sherri ka nisur për parkimin e makinës. “Jonuzi më ka ofenduar, u konfliktuam fillimisht fizikisht e pastaj ai nxori armën” tha sot Okshtuni për ngjarjen që ndodhi në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Kurse,  autori i plagosjes Ndriçim Jonuzi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh para se të arrestohej se nuk merret me politikë, por se rasti në fjalë është përdorur për fushatë.

Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë. Më kanë thënë që Lulzim Basha më ka cilësuar socialist dhe nuk më vjen mirë të më humbë të gjitha sakrificat për PD. Vetëm për të shfrytëzuar këtë rast për fushatë. Është dashur të flitej më të gjithë pjesëtarët e PD-së së vjetër, jam apo nuk jam socialist, duke i marrë me radhë, Engjëll Carën, Halit Shamatën. Pyete mirë Halitin se e mban mend”, është shprehur ai. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!