Një 37 vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke pasi pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë shokun tij.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një kafe në zonën e Elassonas, ku shqiptarët në praninë e një gruaja janë zënë me njëri tjetrin, dhe si pasojë njëri prej tyre është plagosur në dorë.
37-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë së AT Elassonas, dhe ndodhet në Prokurori ku dhe ka kërkuar falje për ngjarjen.
Ndërkohë nga kontrolli rezultoi se autori 37-vjeçar kishte hyrë ilegalisht në Greqi përmes kufirit greko-shqiptar dhe nuk dispononte dokumente qëndrimi./abcnews.al


