Plagosi me thikë etiopianin, shqiptari arrestohet në Itali duke pirë kafe

schedule20:02 - 8 Tetor, 2020

schedule 20:02 - 8 Tetor, 2020

Një 36-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje në tentativë u arrestua ndërsa ishte ulur me miqtë në një lokal në Massa Lombarda, në provincën e Ravenës, në Itali.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur më 28 gusht. Shqiptari plagosi një 22-vjeçar etiopian me disa goditje me thikë në bark në një mbrëmje në qendrën sociale “Zolino” në Imola, në kulmin e një konflikti që shpërtheu për motive të dobëta.

Viktima e sulmit u transportua me helikopter në spitalin Maggiore në Bolonjë, ku ai ishte diagnostikuar me një vrimë të dyshuar pulmonare përveç dëmtimeve të shumta, dhe ishte shtruar në spital me një prognozë konfidenciale.

Ndërkohë, arrestimi i shqiptarit është bërë ditën e djeshme rreth orës 16:00. Shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua teksa ishte duke pirë kafe me miqtë e tij në Massa Lombarda, në provincën e Ravenës, përcjell abcnews.al.

Mirëpo, telashet për shqiptarin u shtuan. Gjatë momentit të arrestimi karabinierë i gjetën atij kartëmonedha false 20 euroshe.

Më pas gjatë kontrollit në banesën e tij, në të cilën bashkëjetonte me partneren 31-vjeçare, shqiptarit iu gjetën kartë identiteti, një kartë shëndetësore, një kopje të një kontrate telefoni në emër të një personi tjetër dhe rezervimi i një udhëtimi me autobus nga Bolonja në Bruksel më 10 shtator 2020 .

Sipas grupit hetimor, elementi i fundit mund të faktojë se autori ka tentuar të largohet drejt Belgjikës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!