14 vjeçari që plagosi me thikë dy të mitur në Shkodër është vënë nën hetim. Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në vendin e quajtur ‘Stadiumi’ pas një sherri për motive të dobëta mes tyre.
Sipas policisë, dy të rinjtë morën mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al