Gjykata e Fierit ka lënë në ‘arrest në burg’ 17 vjeçarin Broni Dalani që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij Hydai Xhafaj mëngjesin e së premtes në ambientet e brendshme të gjimnazit “Mustafa Hoxha” në Cakran.
“Pavarësisht moshës së mitur dhe pretendimeve se vuante nga probleme të shëndetit mendor, vendim i deklaruar të afërmit, konkretisht gjyshja, gjykata vendosi që të qëndrojë në burg.“, raportoi gazetarja Valbona Davidhi.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.
I riu ra në prangat e policisë menjëherë pas ngjarjes. Mbi të rëndon akuza “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”./abcnews.al