Plagosi me thikë 5 persona, Nikolli: Kishte 1 vit që më përndiqnin

schedule12:26 - 22 Prill, 2021

schedule 12:26 - 22 Prill, 2021

Rudolf Nikolli, i cili plagosi me thikë pesë besimtarë në xhaminë “Dine Hoxha” është lënë në burg.

Prokuroria ka theksuar se Nikollaj ka marrë mjekime, ndërsa është marrë edhe kartela e tij.

Lexo edhe: Sulmi me thikë në xhami, Rudolf Nikolli do të hetohet për terrorizëm

Abcnews.al sjell dëshminë e  34-vjeçarit Rudolf Nikolli, i cili ka treguar para gjykatësit se arsyeja që e ka shtyrë drejt një veprimit të tillë është përndjekja e vazhdueshme që ai ka pasur.

Ai tregon se prej kohësh kurohej, por gjithashtu thotë se herën e fundit nuk i ka marrë ilaçet.

“Përndjekja është e vërtetë. Ato mendojnë se jam jomysliman dhe më kanë përndjekur. Nëse këto persona i paraqitni këtu unë i njoh me fytyra që më kanë përndjekur. Nuk është se më kanë bërë ndonjë gjë, por përndjekja ka qenë e vazhdueshme, për gati një vit. Unë nuk desha të bëja atë gjë që bëra, por përndjekja nuk është normale.”, tha 34-vjeçari.

Pyetje: Në spital ke qenë?

Nikolli: Po kam qenë.

Pyetje: Ke marrë mjekime, sa ke qëndruar?

Nikolli: Po i kam marrë. Kam qëndruar tre javë herën e fundit.

Kisha raste që harroja t’i pija ilaçet dhe atë ditë nuk i kisha pirë. Ilaçet i merrja vetë. Unë kam qenë në Tiranë, vëllai ka qenë në Klos.

Pyetje: Të ka thënë dikush që të përndiqnin, apo e ke menduar vetë?

Nikolli: Jo nuk më ka thënë njeri e kam menduar vetë

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!