Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me thikë të një 28-vjeçari në Kukës.
Autori, 24-vjeçar, i identifikuar si R.C, ka plasgosur 28-vjeçarin gjatë një konflikti mes tyre.
I plagosuri, aktualisht po merr asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon puna për kapjen e shtetasit R. C., dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti./abcnews.al