Policia italiane ka vënë në pranga një të ri shqiptar, i cili dyshohet se ka plagosur me armë një italian.
Mediat italiane raportojnë se 22 vjeçari shqiptar dyshohet se është autori përgjegjës për plagosjen e një 28-vjeçari në Piazza Europa, në 23 shkurt.
I riu shqiptar me inicialet A.K., iu afrua makinës së 28-vjeçarit e duke qëlluar më pas me armë zjarri në drejtim të tij. Ai mundi ta plagoste atë në këmbë. Ndërkohë mësohet se gjatë kontrollit ushtruar në shtëpinë e tij shtetasit A.K i është gjetur dhe sekuestruar 7 gram lëndë narkotike e llojit marijuanë, material i dobishëm për paketimin e substancës dhe një thikë./abcnews.al

