Plagosi fqinjët në Rrogozhinë, arrest me burg për 56-vjeçarin Shpëtim Osma

schedule10:41 - 10 Qershor, 2025

schedule 10:41 - 10 Qershor, 2025

Arrest me burg vendos Gjykata e Durrësit për 56-vjeçarin Shpëtim Osma, i cili pak dite me pare plagosi fqinjët në Gos të Rrogozhinës.

Përpara togave të zeza 56-vjeçari nuk ka shfaqur shenja pendese, sipas tij ai pretendon se është provokuar dhe është ndjere i ofenduar nga bashkëshortët Disha.

Sipas deklarimeve, çifti Disha e shfrytëzonte këtë ambient për të mbajtur bagëtitë, ndërsa shtëpia në fjalë është në pronësi të Bujarit, vëllait të Sami Dishës, i cili jeton në Greqi.

Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën shtrënguese të arrestit me burg, duke e konsideruar 56-vjeçarin një rrezik për shoqërinë dhe për vijimin e hetimeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!