Ndalohet nga policia njëri nga protestuesit që qëlloi babë e bir në protestën e opozitës, mbrëmjen e 2 qershorit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ai është 43-vjeçari Zamir Sijani nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar më pare, për disa vepra penale.
Policia e Tiranës vuri në pranga njërin nga protestuesit që dyshohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së opozitës në mbrëmjen e 2 qershorit.
I ndaluari është Zamir Sijani, 43-vjeç, nga fshati Xhafzotaj i Durrës, i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje” .
Në vitin 2005, Sijani u dënua me 5 vite burg për trafikim lëndësh narkotike në Itali, por dënimin e ka vuajtur në Shqipëri. Ndërsa në vitin 2011 në rrugën e Durrësit në Tiranë u prangos me armë zjarri pistoletë TT, duke u dënuar me gjobë nga gjykata.
Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet se prangosja e Sijanit u bë nga këqyrja e pamjeve filmike. Ky i fundit në protestë e 7 kombëtare të opozitës orës 20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën.
Sipas njoftimit të policisë Sijani dyshohet se ka goditur me mjete të forta, Ymer dhe Erjon Çela, babë e bir banues në Tiranë, duke iu shkaktuar dëmtime në kokë e trup./ABC News Albania 24/7