Plagosi babë e bir në Fushë-Krujë, 35-vjeçari ia mbath me biçikletë! Arrestohet nga policia

schedule22:53 - 9 Gusht, 2020

schedule 22:53 - 9 Gusht, 2020

Arrestohet autori i plagosjes me thikë të babë e bir, të ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

35-vjeçari Ermir Hasa nga Kukësi është ndaluar rreth dy orë pas ngjarjes teksa po largohej me biçikletë.

Policia ka bërë sekuestrimin e biçikletës dhe thikës me të cilën 35-vjeçari plagosi me thikë Shefqet dhe Alban Stafukën.

Këta të fundit ndodhen në spital ku marrin trajtim mjekësor, ndërsa raportohet se babai është në gjendje më të rëndë për jetën.

Ata kanë qenë duke lëvizur me makinë pranë vendit të quajtur Ura e Gjolës kur janë përballur me autorin i cili i ka zënë rrugën me biçikletë.

Pasi kanë debatuar, ai i ka qëlluar me thikë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se 35-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor edhe ndaluar edhe më herët për ngjarje të kësaj natyre.

“Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i ngjarjes ku mbetën të plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Sh.S., dhe A.S

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i reagimit në kohë, kryerjes së veprimeve të shpejta e profesionale, rrethimit dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasin E.H., 35 vjeç, i cili më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., dhe A.S., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E.H pasi plagosi babë e bir u largua me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./abcnews.al