Plagosi babë e bir në Durrës, arrestohet 39-vjeçari

schedule21:03 - 14 Shtator, 2020

schedule 21:03 - 14 Shtator, 2020

Policia e Durrësit ka njoftuar se ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar për plagosjen me armë zjarri të babë e bir .

Sipas policisë është arrestuar 39-vjeçari me inicialet A. Ll dhe është sekuestruar arma e zjarrit.

Ngjarja ndodhi  pas një konflikti të çastit mes autorit dhe të plagosurve ndërsa mësohet se autori i dyshuar ka qenë në gjendje të dehur.

Lexo edhe: Të shtëna me armë në Durrës, plagosen me armë zjarri babë e bir

Njoftimi i policisë:

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!