Goditet punonjësi i IKMT në Astir, dërgohet te Trauma

schedule11:43 - 7 Nëntor, 2019

schedule 11:43 - 7 Nëntor, 2019

Një punonjës i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit është plagosur paraditen e sotme në Astir.

Lajmi është konfirmuar nga IKMT, ku përmes një deklarate bën me dije se gjatë kryerjes së detyrës. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete të forta nga banorët duke i shkaktuar frakturë të fortë në kokë dhe në duar.

50-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin ushtarak për të marrë mjekimin e duhur.

Ndërkohë në një lidhje telefonike me Abc News Lutfi Kastrati, banor i Unazës së Re e hedh poshtë pretedimin e IKMT, teka thekson se ka patur një konfrontim të banorëve me punonjësit por nuk pati të lënduar.

Ka dy- tre ditë që shohim punonjës të IKMT. Ne kemi 1 vit që kërkojmë anullim të projektit korruptiv.

Insidenti ndodhi, banorët e irrituar presin zgjidhje nga kjo qeveri. Pati një përplasje mes banorëve dhe punonjësve unë nuk kam parë njeri të lënduar në fakt. Banorët janë shumë të shqetësuar dhe ka pasur një insident të vogël. Janë shtyrë. Është propagandë që bën IKMT“, tha ai.

Njoftimi i plotë nga IKMT: 

Nje ngjarje e rende ka ndodhur sot paradite ne “Astir” me banoret e kesaj zone dhe nje prej punonjesve te IKMT gjate kryerjes se detyres. A.B, 50 vjec, eshte goditur me mjete te forta nga banoret duke i shkaktuar frakture te forte ne koke dhe ne duar. Ai eshte transportuar me urgjence ne spitalin ushtarak per te marre mjekimin e duhur. Punonjesi i IKMT, ishte duke kryer detyren, teksa lajmeronte poseduesit e disa objekteve ne kete zone se jane pengese e zbatimit te projektit te Unazes se Madhe. IKMT denoncon fort kete akt barbar mbi punonjesin e saj dhe kerkon nga organet perkatese te shtetit te marrin masat e menjehershme per venien para pergjegjesise se autoreve. Po ashtu IKMT u ben thirrje banoreve dhe qytetareve, se punonjesit e saj jane ne sherbim te ligjit dhe komunitetit dhe nuk do te terhiqen per asnje moment nga detyrat e tyre, pavaresisht sjelljeve rrugacerore, barbare dhe te paligjshme./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!